Zjarri në Maui/ Shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave jep dorëheqjen

Ndërsa 111 persona humbën jetën tragjikisht dhe qindra të tjerë rezultojnë ende të zhdukur si pasojë e zjarreve që shkrumbuan Mauin, shefi i Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave ka dhënë dorëheqjen.
Lëvizja e Herman Andayas erdhi një ditë pas mbrojtjes së dështimit të agjencisë së tij për të aktivizuar sistemin e alarmit. Andaya deklaroi se dorëheqja e tij, lidhej me arsye shëndetësore.
Sistemi i sofistikuar i Maui-t, i cili përfshin 80 sirena rreth ishullit, testohet në ditën e parë të çdo muaji, toni i tij prej 60 sekondash është një pjesë normale e jetës në Lahaina. Por ditën e zjarrit, sirenat nuk ranë.
Më 16 gusht, Andaya këmbënguli se nuk i vinte keq për atë vendim. Ai tha se kishte frikë se njerëzit do vraponin mes flakëve nëse do të kishin dëgjuar sirenat të binin.
Ditën e zjarrit, qytetarët në Lahaina ishin në shtëpi, pa energji elektrike, për shkak të erërave të forta të shkaktuara nga Uragani Dora.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




