Moskë, konferencë për sigurinë

Botë | 3 vite më parë

Presidenti rus, Vladimir Putin kritikoi këtë të martë fuqitë perëndimore duke thënë se ato janë fajtore për nxitje e trazirave në botë. 

Gjatë një konference për sigurinë të mbajtur në Moskë, ku mes 800 përfaqësuesish të 76 kombesh,  pjesë mori edhe ministri Mbrojtjes së Kinës, Li Shangfu, Putin tha se konfliktet në pjesë të mëdha të botës shkaktohen nga “aventurat gjeopolitike dhe sjellja egoiste e neo-koloniale” e Perëndimit. 

Ndërsa, Ministri rus i Mbrojtjes, Sergey Shoigu, tha se “operacioni special ushtarak” i Moskës në Ukrainë i dha fund dominimit perëndimor në fushën ushtarake, duke i ulur mundësitë vendeve perëndimore për imponimin e interesave të tyre ndaj shteteve të tjera. 

Shoigu deklaroi se ushtria ruse “shkatërroi shumë mite në lidhje me epërsinë e standardeve ushtarake perëndimore”, duke treguar se përdorimi i armëve perëndimore, metodat e planifikimit të operacioneve të NATO-s, trajnimi dhe menaxhimi i trupave nuk siguron gjithmonë fitoren në fushën e betejës. 

Pavarësisht ndihmës së madhe nga Perëndimi, Ukraina nuk arriti rezultatet e dëshiruara, ndërsa edhe kundërsulmi nuk solli rezultatin e pritur, tha ai, duke shtuar se rezultatet paraprake të luftimeve tregojnë se burimet ushtarake të Ukrainës pothuajse janë shteruar. 

Ministri rus akuzoi gjithashtu Kievin për “cinizëm” në zbatimin e Marrëveshjes së Stambollit për drithërat, të cilën siç u shpreh ai, Kievi “e shfrytëzoi për të mbuluar marrë armë dhe municione” në portet e Detit të Zi, përfshirë Odesën. 

Shoigu foli edhe për bombat thërmuese, duke thënë se përfaqësuesit amerikanë thonin vazhdimisht se përdorimi i municioneve thërrmuese është krim lufte, por ata i dërguan bombat në Ukrainë tha ai. 

Gazetar Artur Mata

/ rtsh /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme