Akuzohet për ndërhyrje në zgjedhjet e Georgias, Trump: Të frymëzuara politikisht

Ish-presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka reaguar në lidhje me akuzat e ngritur kundër tij në shtetin e Georgias, duke i konsideruar “të frymëzuara politikisht.
“Kjo aktakuzë e frymëzuar politikisht, e cila mund të ishte ngritur afër tre vjet më parë, u përgatit që të ndodhte në mes të fushatës sime politike“, tha Trump.
Sipas prokurorëve, Trump dhe 18 persona të tjerë, përfshirë avokatët e tij, John Eastman dhe Rudy Giuliani, si dhe ish-shefi i stafit të Shtëpisë së Bardhë, Mark Meadoës, “u bashkuan një komploti për të ndryshuar në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve të 2020”.
Kjo është aktakuza e katërt me të cilën përballet Trump. Ish-presidenti, i cili është kryesuesi aktual i GOP 2024, tashmë është akuzuar në tre raste të veçanta këtë vit. Ai mohon çdo keqbërje në të gjitha rastet dhe thotë se janë të motivuar politikisht./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




