Sulm me armë në konsullatën suedeze në Izmir të Turqisë, plagoset një punonjëse

Një punonjëse e konsullatës suedeze në Izmir të Turqisë është plagosur si pasojë e një sulmi të armatosur.
Gruaja është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa autori i sulmit është arrestuar nga policia turke.
Sipas guvernatorit ngjarja ka ardhur si pasojë e problemeve me vizat që autori i sulmit hasi në konsullatën suedeze, shkruajnë mediat turke.
Gjithashtu, edhe policia bëri të ditur se autori i sulmit ka mbërritur në konsullatë duke kërkuar vizën dhe ka filluar të debatojë me punonjësit duke qëlluar në drejtim të tyre me arsyetimin se kërkesa për vizë i ishte refuzuar.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




