SHBA, Senati miraton 886 miliardë dollarë për vitin e ardhshëm

Senati në Shtetet e Bashkuara miratoi projektligjin vjetor të politikës së mbrojtjes, i cili autorizon 886 miliardë dollarë për mbrojtjen kombëtare gjatë vitit të ardhshëm fiskal.
Projektligji i politikave, i njohur si Akti i Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare (NDAA), kaloi Senatin me një votim 86 pro dhe 11 kundër.
Projektligji përfshin një rritje pagash prej 5,2 për qind për anëtarët e shërbimit ushtarak dhe punonjësit civil të Departamentit të Mbrojtjes, investime të dedikuara për avancimin e teknologjisë së raketave hipersonike dhe droneve, si dhe masa të dizajnuara për të rritur konkurrencën me Kinën.
“Ky Senat ka miratuar një projektligj të fortë të mbrojtjes që do të forcojë sigurinë kombëtare të Amerikës, do të kujdeset për anëtarët e shërbimit tonë dhe do të mbajë SHBA-në lider në inovacion për vitet në vijim”,- tha lideri i shumicës në Senat, Chuck Schumer.
Gazetar Artur Mata
/ rtsh /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




