Gruaja mbijeton me verë për 5 ditë e bllokuar në shkurret australiane

Botë | 4 vite më parë

Një grua 48-vjeçare arriti të mbijetonte pesë ditë e bllokuar mes shkurresh duke konsumuar vetëm një shishe verë, të cilën kishte planifikuar t’ja jepte si dhuratë nënës së saj pasi ajo vetë nuk pinte alkool.

Ngjarja u regjistrua në Australi.

Lillian Ip ishte nisur për një udhëtim të shkurtër të dielën në shtetin Victoria, kur hyri në një rrugë qorre dhe automjeti i saj u bllokua në baltë, raporton BBC. 

Gruaja u zbulua të premten nga shërbimet e urgjencës kur ishin në misionin e kërkimit.

“Gjëja e parë që më erdhi në mendje, ishte ujë dhe një cigare. Faleminderit zotit, policja kishte një cigare” tha zonja Ip për 9News Australia.

“Mendova se do të vdisja atje. Isha gati të dorëzohesha,” tha ajo pasi u shpëtua.

Kur kishte humbur shpresat për tu gjendur e gjallë, gruaja i kishte shkruar një letër familjes së saj ku i shkruante se i donte shumë.

“Zonja Ip u gjet rreth 60 km (37 milje) larg qytetit më të afërt. Për shkak të problemeve shëndetësore nuk ishte në gjendje të ecte shumë prandaj qëndroi në makinën e saj”, tha policia e Victorias.

“I vetmi lëng që Lillian që kishte me vete ishte një shishe verë që ajo kishte blerë si dhuratë për nënën e saj, disa fruta të thata për të ngrënë, lëpirëse por jo ujë “, tha rreshteri i Stacionit të Policisë Wodonga, Martin Torpey.

Zonja Ip u dërgua në spital për t’u trajtuar për dehidrim, dhe më pas u kthye në shtëpi në Melburn.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme