Irani ekzekuton me varje dy persona për blasfemi

Irani ka ekzekutuar dy persona të cilët ishin dënuar me vdekje për blasfemi.
Yousef Mehrdad dhe Sadrollah Fazeli Zare u ekzekutuan për krime duke përfshirë blasfemi, fyerje të fesë së Islamit, profetit dhe shenjtërive të tjera.
Të dy po drejtonin dhjetëra platforma online anti-fetare kushtuar urrejtjes ndaj Islamit, promovimit të ateizmit dhe fyerjeve ndaj shenjtërive, raportoi Mizan.
Ekspertët e OKB-së i kanë bërë thirrje shumicës myslimane shiite të Iranit që të ndalojë persekutimin dhe ngacmimin e pakicave fetare, duke vënë në dukje një politikë iraniane për të synuar besimet ose praktikat fetare të ndryshme, duke përfshirë të konvertuarit e krishterë dhe ateistët, transmeton Reuters.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




