Indi/ Përmbyset varka, të paktën 22 të vdekur

Të paktën 22 persona kanë gjetur vdekjen pas përmbysjes së një varke, në shtetin jugor Kerala të Indisë. Shkak i kësaj tragjedie, dyshohet të jetë mbingarkesa numri i madh i njerëzve në varkë.
“Mbipopullimi shkaktoi përmbysjen e varkës”, tha një punonjës i policisë.
Viktimat janë gra dhe fëmijë të cilët kishin shkuar me pushime shkollore.
“Të paktën katër persona që u dërguan në spital dhe janë në gjendje kritike”, tha ministri i sportit dhe peshkimit i Kerala, V Abdurahiman.
“Shumë nga pasagjerët nuk kishin veshur jelek shpëtimi në momentin e incidentit”, thanë të mbijetuarit raporton BBC.
Kryeministri indian Narendra Modi shprehu ngushëllimet për ngjarjen në fjalë. Numri i të vdekurve mund të rritet, ndërkohë autoritetet po hetojnë shkaqet e aksidentit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




