Masakra në Teksas/ Identifikohet autori i ekzekutuar nga policia, autoritetet: Mund të ketë lidhje me ekstremin e djathtë

Botë | 4 vite më parë

Autoritetet e Teksasit kanë identifikuar autorin e masakrës i cili vrau 8 persona në një qendër tregtare në Dallas, midis tyre edhe fëmijë.

Sipas autoriteteve të Teksasit autori është 33-vjeçari Mauricio Garcia, i cili gjithashtu mbeti i vdekur pas shkëmbimit të zjarrit me policinë.

Hetuesit e cituar nga mediat amerikane thonë se Garcia mund të ketë pasur lidhje të ekstremit të djathtë, siç sugjerohet nga rrobat që kishte veshur.

Ai përdori një pushkë të stilit AR-15 dhe pajisje luftarake, e shoqëruar me shkronjat RWDS, që qëndron për “Right Wing Death Squad”, që besohet të jetë një grup neo-nazist.

Qyetetarët e kanë përshkruar skenat e panikut dhe tmerrin që kanë parë kur personi i armatosur doli nga makina e tij nga një parking në një qendër tregtare dhe filloi të qëllonte mbi ta në qendrën tregtare.

Gjashtë persona mbetën të vdekur në vend, ndërsa dy të tjerë vdiqën më vonë në spital. Ndërsa 7 persona mbetën të plagosur. Policia zbuloi në makinën armë dhe municione të tjera.

Hetuesit kanë marrë në shqyrtim mediat sociale dhe llogaritë në internet duke kërkuar të dhëna nëse ai mund të ketë pasur lidhje me ekstremistë të dhunshëm në familje dhe individë me të njëjtat qëllime. Ndërsa presidenti Joe Biden e përshkroi ngjarjen e rëndë si “aktin e fundit të dhunës me armë për të shkatërruar kombin tonë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme