Rusia nis sulme masive në të gjithë Ukrainën, plagosen 5 persona në Kiev

Rusia ka nisur një valë në shkallë të gjerë sulmesh në Kiev dhe në të gjithë Ukrainën , duke shkaktuar shkatërrime dhe lëndime të shumta, ndërsa Moska përgatitet për festën e saj të Ditës së Fitores që shënon përvjetorin e humbjes së Gjermanisë naziste.
Zyrtarët ukrainas bëjnë me dije se të paktën 5 persona kanë mbetur të plagosur. Sipas kryetarit të bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, tre persona u plagosën në shpërthimet në lagjen Solomyanskyi të qytetit, ndërsa dy të tjerë u plagosën kur rrënojat e dronit ranë në lagjen Sviatoshyn, të dy në perëndim të qendrës së kryeqytetit.
Po ashtu, shpërthime të forta janë regjistruar mëngjesin e kësaj të hëne(8 maj) edhe në rajone të tjera të Ukrainës, raporton CNN.
Sulmet e reja vijnë në një moment kur Moska përgatitet për paradën e saj të Ditës së Fitores të martën, një përvjetor kyç për presidentin Vladimir Putin, i cili ka ngjallur humbjen e forcave naziste në retorikën e tij rreth pushtimit të Ukrainës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




