Luftë teknologjike mes Rusisë dhe Ukrainës/ Moska bllokon valët e sistemit raketor amerikan

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka penguar sistemin e rakteve të prodhuara nga SHBA për Ukrainën duke përdorur bllokues elektronikë për të hedhur sistemin e saj të drejtuar nga GPS në mënyrë  që raketat të humbin objektivat e tyre.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas, me ndihmën e SHBA-së, u është dashur të gjejnë një sërë zgjidhjesh të ndryshme, ndërsa vijojnë të përdorin Sistemin e Raketave të Artilerisë së Lëvizshmërisë së Lartë (HIMARS), i cili ka qenë ndoshta armatimi më i nderuar dhe më i frikshëm në luftën e Ukrainës.

Por në muajt e fundit, sistemet e Ukrainës janë bërë gjithnjë e më pak efektive nga bllokimi intensiv i rusëve duke detyruar zyrtarët amerikanë dhe ukrainas të gjejnë mënyra për të rregulluar softuerin e HIMARS për të kundërshtuar bllokimin në zhvillim rus.

 “Është një lojë e vazhdueshme si “macja me miun” për të gjetur një kundërmasë ndaj bllokimit”, tha një zyrtar i Pentagonit. Por nuk dihet se sa do të vijojë beteja teknologjike.

Lufta elektronike kryhet nga të dyja palët, në vijat e frontit ku ka aktivitet të shpeshtë të dronëve që përdoren për vëzhgim dhe për shënjestrimin e artilerisë, transmeton CNN. 

Me një kundërofensivë të madhe ukrainase që pritet të nisë shumë shpejt dhe me mbështetjen e Ukrainës të sistemit HIMARS, zgjidhjet janë edhe më prioritare në mënyrë që trupat ukrainase të mund të bëjnë përparim të rëndësishëm.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme