Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë i bashkohet grupit Wanger

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes i Rusisë, Mikhail Mizintsev i është bashkuar grupit mercenar Wagner si zëvendëskomandant.
Sipas një blogeri rus pro luftës, Alexander Simonov publikoi dy video në Telegram që tregonin Mizintsev të veshur me një uniformë të markës Wagner dhe shfaqet duke vizituar qytetin lindor të Ukrainës, Bakhmut.
Ministria ruse e Mbrojtjes bëri të ditur se ishin bërë ndryshime në institucionin e saj dhe Mizintsev u zëvendësua nga posti si zëvendësministër i mbrojtjes i Rusisë për logjistikën.
Simonov ka qenë në detyrë që nga shtatori i vitit 2022. Ai njihej për brutalitetin e tij sa i përket rolit të tij në rrethimin e Mariupolit – vendi i disa prej sulmeve më famëkeqe të pushtimit dhe mizorive të supozuara.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




