Bill Clinton: E dija që në vitin 2011 se ishte vetëm çështje kohe para se Putin të sulmonte Ukrainën

Botë | 4 vite më parë

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton ka deklaruar se e ka ditur që në vitin 2011, se do të ishte vetëm çështje kohe para se Presidenti rus, Vladimir Putin do sulmonte Ukrainën.

The Guardian raporton se Clinton gjatë një takimi që ka zhvilluar në Davos me Putin, ky i fundit hodhi poshtë një marrëveshje të ndërmjetësuar nga SHBA, të rënë dakord nga paraardhësi i tij, Boris Yeltsin, për të respektuar territorin e Ukrainës në këmbim të heqjes dorë nga Kievi nga arsenali i tij bërthamor i epokës sovjetike. Clinton e kuptoi në këtë moment, se presidenti rus, do të luftonte Ukrainën në një moment të dytë.

“Vladimir Putin më tha në vitin 2011 – tre vjet para se të merrte Krimenë – se ai nuk ishte dakord me marrëveshjen që bëra me Boris Yeltsin. Ai tha.  : ‘Unë nuk jam dakord me të. Dhe unë nuk e mbështes. Dhe unë nuk jam i detyruar prej saj.’ Dhe e dija që nga ajo ditë e tutje se ishte thjesht çështje kohe”, kujtoi ish-presidenti amerikan.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme