Përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Ruandë, të paktën 127 persona kanë humbur jetën

Botë | 4 vite më parë

Shiu i madh shkaktoi përmbytje dhe rrëshqitje dheu në Ruandë duke vrarë të paktën 127 njerëz në provincat perëndimore, veriore dhe jugore, tha zyra e presidentit, raporton CNN.

“Ndërhyrjet e shpëtimit janë duke vazhduar në rrethet më të prekura për të siguruar qytetarët e rrezikuar,” tha një deklaratë nga presidenca këtë të mërkurë.

Policia Kombëtare e Ruandës paralajmëroi se për shkak të reshjeve të dendura, rrugët Mukamira-Ngororero dhe Rubavu-Rutsiro janë përkohësisht të padisponueshme.

“Ju këshillojmë të përdorni rrugë alternative. Oficerët e policisë janë në dispozicion për të drejtuar trafikun, “tha Policia Kombëtare e Ruandës.

Agjencia Meteorologjike e Ruandës kishte paralajmëruar në parashikimin e saj për majin se shumë pjesë të vendit do të kenë më shumë reshje se mesatarja këtë muaj. Ku thuhej se 10 ditët e para të muajit do të jenë më të lagështa se normalja me reshje të shtuara në krahasim me prillin.

Sipas Ministrisë përgjegjëse për Menaxhimin e Emergjencave të Qeverisë së Ruandës (MINEMA), më shumë se 60 njerëz kanë vdekur nga fatkeqësitë midis janarit dhe prillit të këtij viti, dhe provincat veriore dhe perëndimore të vendit kanë qenë më të goditurat.

Vetëm provinca veriore ka dëshmuar jo më pak se 1500 raste katastrofash që variojnë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut në pesë vitet e fundit, me më shumë se 200 njerëz të vrarë dhe mijëra shtëpi të shkatërruara, sipas MINEMA.

Vitin e kaluar, 205 njerëz vdiqën nga fatkeqësitë në të gjithë Ruandën, tha MINEMA në Raportin e Situatës së Efekteve të Fatkeqësive. “Gjashtëdhjetë e nëntë ishin nga përmbytjet, rrëshqitjet e dheut dhe stuhitë e shiut”, thuhet në raport.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme