Sulmi në Kremlin/ Ish-presidenti rus: Asnjë alternativë tjetër përveç eliminimit të Zelenskyt

Botë | 4 vite më parë

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, ka reaguar i acarur ndaj asaj që ata e konsiderojnë sulm nga ana e Ukrainës në Kremlin duke shkruar deri aty sa ka kërkuar eliminimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Në rrjetin social, Telegram ai shkruan se “pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka mbetur asnjë alternativë tjetër përveç eliminimit fizik të Zelenskit .

“Pas sulmit terrorist të sotëm, nuk ka mbetur asnjë alternativë tjetër përveç eliminimit fizik të Zelenskit . Nuk është as e nevojshme të nënshkruhet akti i dorëzimit të pakushtëzuar. Edhe Hitleri, siç e dini, nuk e ka nënshkruar atë”, ka thënë si reagim ish-presidenti rus.

Nga ana e tij, presidenti ukrainas ka mohuar se vendi i tij është përgjegjës për atë që Rusia thotë se sulmi ishte një atentat kundër presidentit rus Vladimir Putin.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme