Pretendimet e Moskës për sulme me dron/ Blinken: S’mund ta provojmë se e ka bërë Ukraina

Sekretari amerikan i Shtetit ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës se nuk mund të provojnë pretendimet e Moskës për sulmet e supozura me dron të Ukrainës ndaj Kremlinit.
“Ne thjesht nuk e dime”, tha Blinken të mërkurën gjatë një interviste në Washington Post Live.
“Do ta shihja me shumë rezerva çdo gjë që del nga Kremlini. Do të shohim se cilat janë faktet. Dhe është me të vërtetë e vështirë të komentosh apo spekulosh mbi këtë pa ditur se cilat janë faktet”, u shpreh Blinken, transmeton CNN.
Ndërkaq, Ukraina ka mohuar pretendimet për sulm me dron ndaj Moskës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




