Liderët e 7 vendeve nuk janë ftuar në kurorëzimin e mbretit Charles

Britania e Madhe nuk u dërgoi ftesa për ceremoninë e kurorëzimit të Mbretit Charles më 6 maj, udhëheqësve të Rusisë, Bjellorusisë, Iranit, Mianmarit, Sirisë, Afganistanit dhe Venezuelës.
Një burim britanik i tha Reuters se edhe për Korenë e Veriut dhe Nikaraguan ftesat ia dhanë diplomatëve të lartë dhe jo krerëve të shteteve.
Në kurorëzimin e Mbretit Charles u ftuan krerët e shteteve me të cilët Britania ka lidhje të plota diplomatike, si dhe përfaqësues të mbretërive britanike dhe territoreve të huaja.
Ftesë për të qenë pjesë e ceremonisë ka marrë edhe Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
Mbreti Charles, i cili do të kurorëzohet zyrtarisht më 6 maj, ishte sovrani më i vjetër që mori fronin duke pasuar nënën e tij Mbretëreshën Elizabeth, e cila ndërroi jetë shtatorin e 2022.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




