Shkrumbohen nga flakët objektet ruse të magazinimit të karburantit

Një objekt i magazinimit të karburantit pranë një ure kyçe në rajonin jugperëndimor të Rusisë, Krasnodar, është djegur në orët e para të së mërkurës (3 prill). Deklarata është dhënë nga guvernatori rajonal, i cili bëri me dije se deri më tani nuk raportohet për viktima, raporton The Guardian.
“Zjarri është klasifikuar si niveli më i lartë i vështirësisë”, tha Veniamin Kondratyev, guvernatori i Krasnodarit, i cili shtrihet përtej Detit Azov nga Ukraina.
Zjarri shpërtheu në fshatin Volna, në rrethin administrativ Temryuk. Ajo shtrihet afër urës së Krimesë, ose Ura e ngushticës së Kerçit, që lidh kontinentin e Rusisë me gadishullin e Krimesë që ajo aneksoi në vitin 2014 nga Ukraina.
“Po bëhen të gjitha përpjekjet për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të zjarri. Nuk ka asnjë kërcënim për banorët e fshatit”, shtoi Kondratyev.
Incidenti vjen pasi një sulm me dron i vuri flakën një objekti ruajtjeje karburanti rus në portin e Krimesë të Sevastopolit herët të shtunën, në atë që Moska tha se ishte një sulm ukrainas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




