Rusia intensifikon sulmet ndaj Ukrainës, bombardime me raketa në disa qytete

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka lëshuar një seri raketash në qytetet e Ukrainës në sulmin e dytë, në tre ditë. Pavlohrad, një qendër logjistike pranë qytetit qendror të Dnipros, u godit përpara një kundërofensive të shumëpritur nga Ukraina.

Sulmi shkaktoi një zjarr të madh, shkatërroi dhjetëra shtëpi dhe plagosi 34 njerëz. Disa orë më vonë, alarmi për sulm ajror u dëgjua në të gjithë vendin, me kryeqytetin Kiev midis objektivave.

Në të gjithë vendin, ushtria ukrainase tha se rrëzoi 15 nga 18 raketat që ishin lëshuar nga forcat ruse. Dëmi më i madh u regjistrua në Pavlohrad, një qytet në territorin e kontrolluar nga ukrainasit rreth 70 milje nga vija e frontit.

Në rajonin Kherson, i cili është ende pjesërisht i kontrolluar nga Rusia, autoritetet rajonale ukrainase thanë se Rusia kishte kryer 39 sulme me raketa.

Ditët e fundit ka pasur një rritje të sulmeve në Ukrainë, ndërsa të premten, 23 persona u vranë në qytetin qendror të Umanit. Ukraina thotë se po përfundon planet për një ofensivë të shumëpritur kundër forcave ruse, të mbështetur nga armët dhe pajisjet ushtarake të furnizuara nga Perëndimi./ BBC

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme