Lufta në Ukrainë/ Rusia lëshon raketat e radhës, sulmi i dytë në tre ditë

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka nisur një seri sulmesh me raketa dhe artileri të rëndë ndaj Ukrainës. Ky i sotmi është sulmi i dytë në tre ditë.

Një person mbeti i vdekur në rajonin Kherson dhe 25 persona, përfshirë tre fëmijë, u plagosën në Dnipropetrovsk.

Forcat e armatosura të Ukrainës thanë se 15 nga 18 raketat e lëshuara u kapën nga mbrojtja ajrore e vendit.

Një nga objektivat kryesore ishte qyteti i Pavlohrad pranë Dnipros.

Sipas një zyrtari rus, objektivat ukrainase u goditën. Duke shkruar në Telegram me një gjest me gishtin lart, Vladimir Rogov tha se raketat synonin infrastrukturën hekurudhore dhe depot e karburantit.

19 blloqe apartamentesh, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla dhe kopshte dhe pesë dyqane u dëmtuan. Ushtria e Ukrainës ka bërë të ditur prej kohësh një kundërofensivë të madhe – pa specifikuar se ku dhe kur mund të nisë.

Pavlohrad është në territorin ukrainas, rreth 70 milje (110 km) nga vija e frontit. Administrata ushtarake e Dnipropetrovsk e Ukrainës e përshkroi atë si një “natë dhe mëngjes tragjik”.

Kreu i administratës ushtarake të qytetit të Kievit, Serhiy Popko tha se raketat u rrëzuan edhe në hapësirën ajrore të Kievit.  Në rajonin Kherson – i cili është ende pjesërisht i kontrolluar nga Rusia – një prej autoriteteve rajonale ukrainase tha se rusët kishin kryer 39 granatime.

Ato vinin nga armët me bazë tokësore, si dhe dronë dhe avionë, thanë autoritetet. Raundi i fundit i sulmeve me raketa para agimit vjen vetëm disa ditë pasi 23 persona u vranë në sulmet që synonin qytetin qendror të Umanit. Të premten, Rusia tha se ushtria e saj po synonte njësitë rezervë të ushtrisë ukrainase.

Sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë forcuar muajt e fundit pasi më shumë pajisje perëndimore mbërrin në vend. Zyrtarët rusë thanë se katër persona u vranë në një fshat kufitar rus nga një sulm ajror ukrainas të dielën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme