Kriza e emigracionit/ Konservatorët akuzojnë ministren e Brendshme: Të merret direkt me azilkërkuesit

Botë | 4 vite më parë

Konservatorët kanë akuzuar Ministrinë e Brendshme si përgjegjëse për krizën e emigrantëve, të cilët zbarkojnë me gomone në Britaninë e Madhe.

Një nga eksponentët e konservatorëve Sir Bob Neill kritikoi reformat e planifikuara të imigracionit të Suella Braverman, duke u fokusuar më shumë te ligji në vend që të trajtonte numrin e mbetur të azilkërkuesve.

Projektligji parashikon që emigrantët që vijnë me gomone kryesisht nga Franca do të ndalohen dhe më pas do të largohen menjëherë, duke u kthyer në vendin e origjinës ose do të dërgohen në Ruanda.

Plani për të dërguar emigrantë në vendin e Afrikës Lindore, është një politikë e vendosur nga gjyqtarët e Gjykatës së Lartë  dhe deri më tani ka ngecur nga veprimet ligjore, transmetojnë mediat britanike. 

“Unë nuk jam i bindur që do të funksionojnë. Theksi është vendosur te ndryshimit të ligjit dhe zgjidhjeve legjislative. Unë nuk mendoj se qëndron këtu çështja. Problemi i vërtetë është se sistemi nuk funksionon mjaftueshëm me efikasitet. Sistemi nuk po funksionon në atë mënyrë që emigrantët që hyjnë  në mënyrë të paligjshme, të dërgohen në azil përmes gjykatës së imigracionit. Ministria e Brendshme nuk po tregohet efikase. Ndryshimi i ligjeve nuk do të ketë asnjë efekt nëse nuk kemi mjaft burime njerëzore për të bërë punën si duhet”, është shprehur Sir Bob.  

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme