Ushtria e Ukrainës: 400 rekrutë të Wagnerit mbërrijnë nga burgjet ruse

Botë | 4 vite më parë

Rreth 400 të dënuar rusë kanë mbërritur në Ukrainë për të përforcuar radhët e mercenarëve të Ëagnerit që luftojnë për Moskën.

Lajmin e ka bërë të ditur ushtria ukrainase të hënën. Rekrutët u sollën në një kamp në terren në distriktin Berdiansk të Zaporizhizhias në bregun jugor të Ukrainës.

Rreth 200 rekrutë të tjerë të Wagnerit pritet të mbërrijnë së shpejti për t’u trajnuar në një kamp në rajonin lindor të Luhanskut.

Në mars, udhëheqësi i Ëagner, Yevgeny Prigozhin, njoftoi se ai planifikon të rekrutojë rreth 30,000 luftëtarë të rinj deri në mes të majit, transmeton CNN.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme