Papa në Hungari: Evropa të bashkohet për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Botë | 4 vite më parë

Papa Françesku kritikoi të premten ata që sollën përsëri luftën në Evropë, duke thënë se kontinenti duhet të rimarrë frymën e tij themeluese të unitetit paqësor, për t’u përballur me luftën e Rusisë kundër Ukrainës. Françesku paraqiti vizionin e tij për të ardhmen e Evropës, ndërsa filloi një vizitë tre-ditore në Hungari. 

Ai kërkoi që Bashkimi Evropian të miratojë mënyra të sigurta dhe ligjore për hyrjen e emigrantëve, dhe se qeveria hungareze të mos e mbajë Evropën “peng” të kërkesave populiste.

Papa kujtoi idealet e larta pas themelimit të bllokut dhe u ankua që nacionalizmi në rritje dhe “luftërat e adoleshentëve” i kishin zëvendësuar ato.

“Duket se jemi dëshmitarë të një perëndimi të keq të ëndërrës për paqe, në kohën që solistët e luftës kanë dalë në sipërfaqe,”- tha Françesku. “Në këtë moment historik, Evropa është vendimtare. Është thirrur të marrë rolin e saj që është të bashkojë ata që janë larg njëri-tjetrit”- tha Papa.

Zyrtarët hungarezë thanë se vizita e Papës, e dyta e tij në Budapest, ishte projektuar për ta lënë atë t’i shërbente komunitetit katolik të vendit. Por me luftën në Ukrainën fqinje dhe me Orbanin duke u përplasur me vendet e tjera të BE-së për çështjet e sundimit të ligjit dhe të drejtat e LGBTQ, fjalët e Françeskut në zemër të Evropës kishin nënkuptime të forta politike. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme