Dorëhiqet nga detyra kryetari i BBC, raporti: Shkeli kodin për emërimet publike

Dorëhiqet nga detyra si kryetar i BBC, Richard Sharp. Sipas raportit të Komisionerit për Emërimet Publike, Sharp ka shkelur rregullat për emërimet publike.
Në një deklaratë të dhënë përpara publikimit të raportit, Sharp tha se Adam Heppinstall KC, i cili udhëhoqi hetimin, kishte arritur në përfundimin “se ndërsa unë kam shkelur kodin e qeverisjes për emërimet publike, ai deklaron se një shkelje nuk e bën domosdoshmërisht të pavlefshëm një emërim“.
Sharp theksoi se shkelja ka qenë e paqëllimshme dhe faktet që ai parashton, sipas tij, e vërtetojnë këtë gjë.
“Në të vërtetë, unë gjithmonë kam thënë se shkelja ishte e paqëllimshme dhe jo materiale, gjë që faktet që ai parashtron e vërtetojnë”, shtoi ai, raporton BBC.
Megjithatë, Sharp tha se po jepte dorëheqjen për të “përparuar interesat e BBC”.
Ai tha se do të qëndrojë në detyrë deri në fund të qershorit, ndërsa procesi për emërimin e pasuesit të tij do të zhvillohej.
Dy gjetjet e raportit të Komisionerit për Emërimet Publike, për Richard Sharp:
1) Sharp informoi kryeministrin e atëhershëm Boris Johnson se ai “dëshironte të aplikonte për të qenë kryetar i bordit të BBC-së, përpara se të bënte aplikimin e tij në nëntor 2020”.
2) Sharp i tha Johnson-it, përpara se të intervistohej, se do të bënte prezantimin mes Sam Blyth dhe Sekretarit të Kabinetit Simon Case, me Blyth që kishte sugjeruar se mund të ishte në gjendje “të ndihmonte ish-kryeministrin me financat e tij personale”. .
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




