Australia mbyll termocentralin e saj më të vjetër me qymyr

Botë | 4 vite më parë

Termocentrali më i madh me qymyr i Australisë do të mbyllet pasi kontinenti po kalon te burimet e rinovueshme. 

E ndërtuar në vitin 1971, uzina Lindell siguronte rreth 10% të energjisë elektrike të konsumuar nga shteti i Uellsit të Ri Jugor , shteti më i populluar i Australisë.

“Do të duhen dy vjet për të çmontuar impiantin, më shumë se 90% e materialeve të uzinës do të riciklohen, duke përfshirë 70 mijë tonë çelik”, nënvizoi kompania shtetërore ALG.

Australia ka qenë prej kohësh një nga prodhuesit dhe eksportuesit më të mëdhenj të qymyrit në botë, dhe shumë qeveri i kanë rezistuar presionit për të kufizuar aktivitetin e sektorit.

Por qeveria e re e qendrës së majtë e kryeministrit Anthony Albanese , e zgjedhur vitin e kaluar me një premtim për të ndërmarrë veprime për ndryshimet klimatike, është zotuar se 82% e energjisë së Australisë do të vijë nga burimet e rinovueshme deri në vitin 2030.

Ky është një ndryshim rrënjësor , pasi aktualisht vetëm 30% e energjisë elektrike vjen nga burime të rinovueshme.

Stacioni Lindell fillimisht ishte planifikuar të mbyllej në vitin 2022, por AGL tha se po e mbante atë në punë deri në prill për të siguruar “besueshmërinë e sistemit”., raporton CNN.

Termocentrali më i madh i vendit me qymyr, ai në Eraring, Uellsi i Ri Jugor, pritet të mbyllet në vitin 2025, ndërsa të tjerë do të pasojnë në dekadën e ardhshme.

Rregullatori i tregut të energjisë në Australi vuri në dukje se prodhimi rekord i energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme – kryesisht përmes energjisë diellore – po çon tashmë në ulje të emetimeve të gazeve serrë dhe çmime më të ulëta të energjisë elektrike për familjet.

Australia ka shumë diell dhe erëra të forta në det, dy faktorë që e lejojnë atë të bëhet një superfuqi e energjisë së rinovueshme.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme