Uashingtoni ndalon shitjen e armëve, Shtëpia e Bardhë: Ky vendim do ta bëjë shtetin më të sigurt

Guvernatori Jay Inslee nënshkroi një projekt-ligj që ndalon shitjen, prodhimin dhe importin e armëve në Uashington, duke e bërë atë shtetin e 10-të të SHBA-së që zbaton një ndalesë të tillë.
Në një postim në Twitter, Inslee tha se Uashingtoni nuk e pranon dhe nuk do ta pranojë dhunën me armë si normale.
“Ndalesa e shitjes së armëve sulmuese, projektligji ynë për miratimin e kërkesës së trajnimit dhe periudhën e pritjes dhe ligji për përmirësimin e përgjegjësisë të prodhuesve dhe shitësve me pakicë do të shpëtojë jetë“, shkroi ai.
Më 19 prill, Dhoma e Përfaqësuesve e shtetit miratoi ndalesën e shitjes së armëve sulmuese me 56 vota pro dhe 42 kundër. Sipas këtij amendamenti, prodhuesit e armëve do të lejohen të shesin inventarin e tyre ekzistues që ishte në magazinë para 1 janarit 2023.
Shtëpia e Bardhë tha se ky hap do ta bëjë shtetin “më të sigurt”. “Presidenti (Joe) Biden lavdëroi udhëheqjen e guvernatorit të Uashingtonit, Jay Inslee dhe liderëve legjislativë si dhe mbështetësëve e zyrtarëve të zgjedhur që luftuan për vite të tëra që kjo të bëhet realitet”, tha zëdhënësja Karine Jean-Pierre në një konferencë për media.
Ndër shtetet e tjera që kanë ndaluar armët sulmuese janë Kalifornia, Neë Jersey, Connecticut, Haëaii, Maryland, Massachusetts, Neë York, Delaëare, Uashington, D.C. dhe Illinois.
Biden prej kohësh ka shprehur mbështetjen e tij për ndalimin e armëve ndërsa SHBA-ja vazhdon të përballet me dhunën e armatosur.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




