37-vjet nga ‘Çernobili’/ Zelensky: Rusia duhet parandaluar që të shantazhojë botën me luftë bërthamore

Rusia duhet të ndalohet nga përdorimi i energjisë bërthamore për të shantazhuar botën, thotë Zelensky në përvjetorin e Çernobilit
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky në 37 vjetorin e fatkeqësisë më të madhe bërthamore në histori, asaj të Çernobilit ka deklaruar se Rusia duhet të parandalohet nga përdorimi i energjisë bërthamore për të shantazhuar botën.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka për të parandaluar që shteti terrorist të përdorë objektet e energjisë bërthamore për të shantazhuar Ukrainën dhe botën”, shkroi Zelensky në Tëitter.
Ministri i Mbrojtjes së Ukrainës Oleksii Reznikov tha se “heshtja dhe gënjeshtrat e regjimit totalitar sovjetik për tragjedinë çuan në pasoja të tmerrshme që shkuan shumë përtej kufijve të Ukrainës modern”.
“Sot, sulmet barbare të Rusisë pranë objekteve bërthamore të Ukrainës, okupimi i NPP-së Zaporizhzhias dhe shndërrimi i tij në një bazë ushtarake e vendosin botën në rrezik të një fatkeqësie të re, shkalla e së cilës mund të tejkalojë aksidentin në Çernobil”, theksoi ai.
Forcat ruse vazhdojnë të kontrollojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, i cili është termocentrali më i madh bërthamor në Evropë.
Termocentrali është shkëputur shpesh nga rrjeti elektrik i Ukrainës për shkak të bombardimeve intensive ruse në zonë, duke rritur frikën në të gjithë Evropën për një incident bërthamor, transmeton CNN.
Rafael Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike [IAEA], tha të mërkurën se ai foli me Zelenskyn për të shënuar përvjetorin, duke shtuar se organizata vazhdon përpjekjet e saj për të mbrojtur NPP-në Zaporizhzhias.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




