Tre avionë rusë mbi Detin Baltik

Botë | 4 vite më parë

Avionët luftarakë të forcave të Armatosura të Republikës Federale të Gjermanisë dhe Forcave Ajrore të Britanisë kanë gjurmuar tre avionë zbulues rusë në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin Baltik.

Dy prej tyre ishin avionë ushtarakë të tipit SU-27 dhe IL-20. Në një postim në Twitter, Forca Ajrore Gjermane shkruajti se avionët rusë kishin fluturuar sërish pa një sinjal transponder dhe ishin  interceptuar nga Eurofighters e dy aleatëve të NATO-s.

Fakt është se manovra të tilla përgjimi kanë qenë rutinë prej vitesh. Edhe para sulmit të madh të Rusisë në Ukrainë, avionët e NATO-s përfshiheshin në rreth 400 misione të tilla në vit. Por gjithmonë mbeten rrezik.

Avionët rusë shpesh fluturojnë nga Rusia për në Kalingrad dhe e kundërta çka do të thotë se ato shpesh kalojnë mbi rajon, hapësira ajrore e të cilit patrullohet nga aleatët e NATO-s pasi Lituania Letonia dhe Estonia nuk zotërojnë avionë luftarakë.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme