Lufta në Ukrainë/ Djali i zëdhënësit të Putinit i bashkohet grupit famëkeq, Wanger

Djali 33-vjeçar i zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov ka bërë të ditur se ai ka shërbyer në grupin mercenar Wagner në Ukrainë për gati gjashtë muaj.
“Ishte detyra ime… Nuk mund të rri mënjanë duke parë sesi miqtë dhe të tjerët u larguan atje”, ka theksuar Nikolai Peskov.
Ëagner është kompani ushtarake private në Rusi dhe tani ka marrë famë ndërkombëtare për krimet e dyshuara të luftës dhe abuzime të tjera në Ukrainë. Ajo ka rekrutuar mijëra të dënuar nga burgjet pas humbjeve të rënda.
Megjithatë, ashtu siç transmeton BBC, është gjë e rrallë që një anëtar i elitës ruse të zgjedhë t’i bashkohet grupit Wanger.
Nikolai Peskov njihet gjithashtu si Nikolai Choles dhe flet rrjedhshëm anglisht, pasi ka kaluar disa vite në Londër. Ai ka punuar si korrespondent edhe për transmetuesin shtetëror rus Russia Today.
Në një intervistë me të përditshmen pro-Kremlinit Komsomolskaya Pravda, ai tha se ishte vendimi i tij për t’u bashkuar me Wagnerin, por ai nuk dinte si ta bënte këtë.
“Unë duhej t’i drejtohesha babait tim … dhe ai më ndihmoi”, u shpreh ai.
Ai tha se përdori letërnjoftim fals në mënyrë që shokët e tij të Wagnerit të mos mësonin për lidhjet e tij me Kremlinin.
Pretendimi i Nikolai Peskov përkon me një përpjekje të re të rekrutimit në ushtri, shoqëruar me reklamat shtetërore ruse që u bëjnë thirrje burrave “të bëjnë detyrën e tyre patriotike” në konfliktin e Ukrainës.
Dhjetëra mijëra burra u larguan nga Rusia shtatorin e kaluar për të shmangur rekrutimin, pasi Presidenti Vladimir Putin njoftoi një “mobilizim të pjesshëm”.
Nikolai Peskov nuk zbuloi se ku kishte shërbyer saktësisht në atë që Rusia e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë.
Sipas mediave ruse, shefi i Wagner, Yevgeny Prigozhin, dha më shumë detaje. Pasi iu bashkua grupit me dokumente false, ai tha ai se djali i Peskov iu nënshtrua një kursi trajnimi tre-javor.
“Pas kësaj, kur ai u nis për në Luhansk, ishte e nevojshme të zgjerohej batalioni i kombinuar i artilerisë dhe ai u dërgua për t’u bashkuar me një ekuipazh të Uragan [shumë raketahedhës]”, tha Prigozhin, duke shtuar se ai “tregoi guxim dhe heroizëm, vetëm si gjithë të tjerët”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




