Lufta Rusi-Ukrainë/ Shpenzimet ushtarake në nivel global arrijnë në shifra marramendëse

Shpenzimet ushtarake në nivel botëror kanë arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 2.24 trilion dollarë në 2022. Faktori kryesor në rritjen e shpenzimeve ka ndikuar lufta në Ukrainë.
Sipas institutit Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve të Paqes në Stokholm (SIPRI) në raportin vjetor mbi shpenzimet ushtarake globale ka bërë të ditur se shpenzimet globale u rritën për të tetin vit radhazi.
SIPRI bën të ditur se shumica e shpenzimeve janë të lidhur me luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, por edhe të vendeve të tjera, të cilat kanë rritur shpenzimet ushtarake në përgjigje të kërcënimeve ruse.
“Rritja e vazhdueshme e shpenzimeve ushtarake globale në vitet e fundit është një shenjë se ne po jetojmë në një botë gjithnjë e më të pasigurt” Nan Tian, studiuese e lartë e Programit të Shpenzimeve Ushtarake dhe Prodhimit të Armëve të SIPRI.
“Shtetet po forcojnë kapacitetet ushtarake në përgjigje të një mjedisi të përkeqësuar të sigurisë, të cilin ata nuk parashikojnë të përmirësohet në të ardhmen e afërt”, thekson ajo.
Moska pushtoi gadishullin e Krimesë të Ukrainës në vitin 2014 dhe mbështeti rebelët separatistë në lindje të vendit përpara se të fillonte pushtimin në shkallë të plotë në shkurt të vitit 2022.
Lëvizjet kanë përhapur alarmin midis vendeve të tjera fqinje me Rusinë ose që dikur ishin pjesë e sferës së Bashkimit Sovjetik, ku shpenzimet e Finlandës u rritën me 36 për qind dhe shpenzimet ushtarake të Lituanisë me 27 për qind.
Në prill, Finlanda, kufiri i së cilës me Rusinë shtrihet rreth 1,340 km u bë anëtari i 31-të i NATO-s, transmeton Al Jazeera.
Suedia, e cila i ka shmangur aleancat ushtarake për më shumë se 200 vjet, dëshiron gjithashtu t’i bashkohet Aleancës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




