I akuzuar për sjellje bullizuese, zëvendëskryeministri britanik jep dorëheqjen

Botë | 4 vite më parë

Zëvendëskryeministri britanik, Dominic Raab ka dhënë dorëheqjen nga qeveria pasi një hetim arriti në përfundimin se ai kishte patur sjellje bullizuese me nëpunësit civilë.

Hetimi i udhëhequr zbuloi se Raab kishte vepruar në një mënyrë “frikësuese” dhe “fyese” me ta dhe se ka abuzuar me pushtetin kur ishte sekretar i jashtëm.

Kryeministri Rishi Sunak po riorganizon kabinetin e tij, teksa Raab do të zëvendësohet nga Oliver Dowden që do të jetë zëvendëskryeministri i ri.

Raab e ka kritikuar hetimin, teksa tha se vendosi një “precedent të rrezikshëm për sjelljen e një qeverisje të mirë”.

Udhëheqësi i laburistëve Keir Starmer akuzoi Rishi Sunak për dobësi, duke thënë se ai duhet të kishte shkarkuar Raab dhe jo të priste që ai të jepte dorëheqjen./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme