Ndryshimet klimatike, Copernicus: Alpet humbën 5 kilometra kub akull

Botë | 4 vite më parë

Shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus, njoftoi se vitin e kaluar alpet në Europë humbën sasinë më të madhë të akullit që nga fillimi i regjitrimeve

Akullnajat e Alpeve kanë humbur më shumë se 5 kilometra kub akull, njoftoi shërbimi i BE-së për ndryshimet klimatike Copernicus.

Temperaturat e verës ishin mesatarisht 1,4 gradë mbi periudhën e referencës 1991-2000. Sipas Copernicus, temperaturat në Evropë po rriten me rreth dyfishin e mesatares globale.

“Klima që na pret do të jetë shumë, shumë më ndryshe nga klima në të cilën jemi rritur”, tha drejtori i Copernicus, Carlo Buontempo.  

Vera e vitit 2022 u shënua nga një thatësirë të madhe që preku më shumë se një të tretën e Evropës, sipas Copernicus, duke prekur bujqësinë, transportin dhe furnizimet me energji.

Kjo ishte pjesërisht sepse ra më pak borë se zakonisht në dimrin e kaluar, kurse valët e mëdha të të nxehtit në verë e përkeqësuan situatën.

Përveç kësaj, rrezatimi diellor në Evropë ishte më intensiv se në çdo kohë tjetër në 40 vitet e fundit.

Kjo rezultoi në potencialin mbi mesatar për prodhimin e energjisë diellore në shumë pjesë të kontinentit. Ekspertët presin që ky trend të vazhdojë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme