Lufta në Ukrainë, avioni luftarak rus ‘bombardon aksidentalisht qytetin e tij’

Ministria e Mbrojtjes në Moskë thotë se një avion luftarak rus bombardoi aksidentalisht qytetin e Belgorodit pranë kufirit me Ukrainën.
Guvernatori rajonal Vyacheslav Gladkov tha se shpërthimi kishte lënë një krater të madh rreth 20 metra të gjerë në qendër të qytetit. Dy gra u plagosën dhe disa ndërtesa u dëmtuan, tha ai.
Incidenti ndodhi në orën 22:15 me orën lokale të enjten, thanë agjencitë ruse të lajmeve.
Fotot dhe videot në mediat sociale tregojnë apartamente të dëmtuara nga shpërthimi, ndërsa një imazh duket se tregon një makinë në çatinë e një ndërtese.
Avionët rusë gjithashtu fluturojnë rregullisht mbi qytet në rrugën e tyre për në Ukrainë citon BBC.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




