Shembet ndërtesa e parkimit në Nju Jork, humb jetën një person dhe lëndohen pesë të tjerë

Një ndërtesë shumëkatëshe që përdorej për parkimin e makinave është shembur në Manhatan të Nju Jorkut, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe lëndimin e pesë të tjerëve.
Një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë janë lënduar pasi një ndërtesë shumëkatëshe për parkimin e makinave u shemb në qytetin e Nju Jorkut.
Fillimisht u shemb kati i dytë i ndërtesës në orën 4 të pasdites së të martës me orën lokale, duke çuar në evakuimin e ndërtesave në afërsi të parkimit.
Ekipet e emergjencës përdorën një qen robot dhe dron për të ndërmarrë operacionin e kërkim shpëtimit pasi zjarrfikësit e angazhuar në operacion u tërhoqën nga ndërtesa për shkak të strukturës së saj të paqëndrueshme.
Policia beson se shembja ka ndodhur për shkak të problemeve me strukturën, ndërkohë që po vijojnë hetimet për ngjarjen.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




