Francë/ Këshilli Kushtetues miraton rritjen e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç

Organi më i lartë kushtetues i Francës ka miratuar rritjen e moshës së pensionit shtetëror nga 62 në 64 vjeç, duke hedhur poshtë thirrjet për një referendum nga kundërshtarët politikë.
Por, sipas Këshillit Kushtetues, disa nene të reformës së diskutueshme kanë të meta ligjore. Që nga janari janë zhvilluar 12 protesta kundër reformave. Në mars, qeveria përdori një fuqi të veçantë kushtetuese për të detyruar reformat pa votim.
Qeveria e presidentit Emmanuel Macron argumenton se ndryshimet janë thelbësore për të parandaluar kolapsin e sistemit. BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




