Foto/ Në ‘çatinë e Japonisë’, korridori mahnitës prej dëbore rihapet për vizitorët

Botë | 4 vite më parë

Një korridor gjigant dëbore pranë malit Tateyama, një nga tre malet e shenjta të Japonisë, do të rihapet për udhëtarët më 15 prill.

E quajtur Yuki no Otani ose Lugina e Madhe e Dëborës, ky shteg 500 metra i gjatë kalon nëpër mure të larta dëbore që ngrihen deri në 20 metra në pikën më të lartë të Rrugës Alpine Tateyama Kurobe.

E shtrirë në prefekturat Toyama dhe Nagano në veri të Tokios, rruga 90 kilometra, e quajtur “Çatia e Japonisë”, ofron pamje të pabesueshme të malit Tateyama 3,015 metra i lartë dhe majave të malit Akazawa, 2,478 metra, ndërsa ofron akses në çdo gjë nga burimi i nxehtë i Japonisë në lartësinë më të madhe deri te ujëvara më e lartë e vendit. Por atraksioni më i madh i itinerarit është shëtitja me dëborë, e cila zgjat rreth 20 minuta dhe do të qëndrojë e hapur deri më 25 qershor./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme