Joe Biden viziton Belfastin dhe Dublinin: Historia juaj është edhe historia jonë

Botë | 4 vite më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka mbërritur këtë pasdite në Dublin të Irlandës pas vizitës në Belfastin e Irlandës së Veriut.

Presidenti amerikan premtoi mbështetjen e SHBA-ve në 25-vjetorin e Marrëveshjes të së Premtes së Mirë, ku marrëveshja e ndërmjetësuar nga SHBA-ja solli paqen në këtë pjesë të Mbretërisë së Bashkuar.

“Na takon ne ta vazhdojmë këtë”, tha Biden, në një fjalim në Universitetin Ulster.

Gjatë vizitës së tij në Irlandën e Veriut, Biden u shpreh se investimet amerikane mund të ndihmojnë për nxitjen e rritjes ekonomike, transmeton BBC.

“Historia juaj është historia jonë. Dhe më e rëndësishmja, e ardhmja juaj është e ardhmja e Amerikës”, tha presidenti i SHBA-së.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme