Lufta me Rusinë/ Ukraina thirrje Pentagonit: Duam avionë luftarakë dhe raketa me rreze të gjatë veprimi

Kryeministri ukrainas Denys Shmyhal përsëriti kërkesat e Ukrainës për avionë luftarakë F-15 dhe F-16 dhe raketa me rreze më të gjatë nga SHBA.
Këtë kërkesë Shmyhal ia bëri Sekretarit të Mbrojtjes Lloyd Austin gjatë takimit të tyre në Pentagon.
“Ne do ta fitojmë këtë luftë. Por për ta arritur atë më shpejt dhe me më pak viktima, Ukraina ka ende nevojë për mbështetje intensive ushtarake”, tha Shmyhal.
Austin nuk komentoi kërkesat specifike, por u angazhua për të zgjeruar prodhimin e aseteve ushtarake në SHBA për Ukrainën.
“Ne do të vazhdojmë të investojmë në bazën tonë industriale të mbrojtjes për të rritur më tej prodhimin” tha Austin.
Austin falënderoi gjithashtu Ukrainën për fokusin e saj në përgjegjësinë për ndihmën e sigurisë që SHBA ka dhënë tashmë.
“Më lejoni t’ju përgëzoj për nivelin e paprecedentë të transparencës që Ukraina ka ofruar për të siguruar që ndihma jonë e sigurisë të mbetet në duart e mbrojtësve të Ukrainës”, tha Austin, transmeton CNN.
Austin injoroi pyetjet lidhur me efektin e dokumenteve sekrete të zbuluara nga Pentagoni në Ukrainë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




