Princi Harry do të marrë pjesë në kurorëzimin pa Meghan

Princi Harry do të vijë në kurorëzimin e Mbretit, por Meghan, Dukesha e Sussex, nuk do të marrë pjesë, thotë Buckingham Palace, njofton BBC.
Kishte spekulime nëse çifti do të udhëtonte në kurorëzimin, por tani ka dalë se Princi Harry do të marrë pjesë vetëm.
Princi Harry do të bashkohet me më shumë se 2000 të ftuar në Westminster Abbey më 6 maj.
Do të jetë hera e parë që ai do të shihet me familjen mbretërore që nga publikimi i kujtimeve të tij më të shitura.
( Sipas BBC )
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




