SHBA sanksionon subjektet me bazë në Turqi, ndihmuan luftën e Rusisë

Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj më shumë se 120 subjekteve dhe individëve që vazhdojnë të mundësojnë dhe lehtësojnë agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës.
Mes sanksioneve janë edhe të paktën katër subjekteve me bazë në Turqi, për të cilat SHBA tha se “shkelën kontrollet e eksporteve të SHBA-së dhe ndihmuan përpjekjet luftarake të Rusisë”
Sanksionet përfshinë një kompani elektronike me bazë në Turqi dhe një tregtar teknologjie që supozohet se ndihmon në transferimin e mallrave “me përdorim të dyfishtë”. Pjesë e sanksioneve ishin kompani nga mbi 20 vende të botës
“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndërmarrin veprime kundër Rusisë dhe atyre që mbështesin luftën e saj në Ukrainë, duke përfshirë zbatimin e mëtejshëm të angazhimit të G7 për të imponuar pasoja të rënda ndaj aktorëve të vendeve të treta që mbështesin luftën e Rusisë në Ukrainë”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken .
Një zyrtar i administratës amerikane tha se sanksionet kishin në shënjestër subjektet me bazë në Turqi dhe njerëzit në sektorët detarë dhe tregtarë që ishin “kryesisht” në pronësi të Rusisë ose të lidhur me Rusinë, raporton Reuters.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




