“Në Ukrainë ka trupa të NATO-s”/ Kievi hedh poshtë zërat që dolën pas rrjedhjes së dokumenteve të Pentagonit

Botë | 4 vite më parë

Ministrat e mbrojtjes të Ukrainës dhe Spanjës kanë mohuar pretendimet se trupat e NATO-s po luftojnë kundër forcave të armatosura ruse në Ukrainë.

Ata kanë hedhur poshtë pretendimet që u evidentuan pas rrjedhjes së dokumenteve të klasifikuara të Pentagonit .

“Është krejtësisht e rreme që ka trupa të NATO-s në Ukrainë”, tha të mërkurën ministrja spanjolle e Mbrojtjes Margarita Robles në një konferencë të përbashkët shtypi në Madrid me homologun e saj ukrainas vizitues, transmeton CNN. 

“Nuk është e vërtetë që ka personel të NATO-s në Ukrainë me përjashtim të atasheve ushtarakë”, tha ministri ukrainas i mbrojtjes Oleksii Reznikov.

Duke iu përgjigjur pyetjeve lidhur me rrjedhjen e dokumentit, Reznikov tha se “ka shumë të dhëna që nuk janë të vërteta (dhe) nuk janë më aktuale. Përfituesi i këtij operacioni është Rusia ose aleatët ose simpatizantët e saj”

Nga këndvështrimi i Spanjës, Robles tha se uniteti i aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian mbetet i fortë dhe Rusia “nuk do të arrijë ta ndërpresë këtë”.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme