Arnold Schwarzenegger “përvesh” mëngët, merr lopatën dhe mbush gropën në lagjen e tij

Botë | 4 vite më parë

Me lopatë dhe beton, aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger ka mbushur një gropë në një rrugë në lagjen e tij, në zonën e Brentwood. Pamjet i ka bërë nxjerrë vetë Schwarzenegger teksa ka publikuar video në Twitter gjatë riparimit të rrugës.

“Sot, pasi e gjithë lagjja është mërzitur për këtë gropë gjigante që po shkatërron makinat dhe biçikletat për javë të tëra, unë dola me ekipin tim dhe e rregullova atë. Unë gjithmonë them, të mos ankohemi, të bëjmë diçka për këtë. Ja ku shkoni”, shkruan ai në rrjetin social.

Fqinjët dhe kalimtarë falenderuan Schwarzenegger për përpjekjet e tij.

Daniel Ketchell, një zëdhënës i Schwarzenegger, tha se banorët e Brentwood bënë kërkesa të përsëritura për riparime pasi stuhitë e dimrit hapën gropa dhe çarje në rrugët lokale.

Kryebashkiaku Karen Bass njoftoi javën e kaluar një plan për të trajtuar atë që ajo e quajti një numër të paprecedentë të rrugëve të dëmtuara në të gjithë qytetin.

Që nga 30 dhjetori, Los Anxhelosi ka marrë 19,692 kërkesa shërbimi për riparime, dhe që nga 6 prilli, ekuipazhet kishin mbushur të paktën 17,549 gropa, thanë zyrtarët.

/rtsh.al/

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme