SHBA/ Ekzekutohen tre anëtarë të një familjeje, policia vret autorin

Tre persona dhe autori i ngjarjes së rëndë kanë mbetur pas ekzekutimit të tre anëtarëve të një familje në Orlando të Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Policia thekson se policia mori një telefonatë për dhunë në familje. Kur arritën efektivët, janë dëgjuar të shtëna brenda shtëpisë.
Autori i dyshuar, i cili ishte i armatosur, doli nga shtëpia dhe filloi të qëllonte në drejtim të oficerëve të policisë. Këtë të fundit iu përgjigjën zjarrit duke plagosur autorin i cili ndërroi jetë në dhomat e paraburgimit, shkruajnë mediat amerikane.
Midis viktimave është edhe një fëmijë. Ai u transportua në spital, por nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.
Dy viktimat e tjera janë në moshë madhore, të cilët mbetën të vdekur nga sulmi me armë. Emrat dhe mosha e tyre nuk janë bërë të ditur për momentin.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




