Francë/ Shemben dy ndërtesa në Marsejë, rreth 10 persona bllokohen nën gërmadha

Rreth 10 persona dyshohet të kenë mbetur nën rrënojat e dy ndërtesave banimi që u shembën në Marsejë të Francë këtë diel.
Nuk dihet ende shkaku i shembjes së ndërtesave, nëse ato kishin ndonjë problem strukturor, ndërsa 5 persona mbetën të lënduar dhe u dërguan në spital.
Pas dy ndërtesave, një tjetër u shemb pjesërisht, ndërsa autoritetet kanë marrë masat duke evakuuar njerëzit nga rreth 30 ndërtesa në zonë.
Shembja e ndërtesave shkaktoi edhe një zjarr të fuqishëm, i cili vështirëson përpjekjet për shpëtimin e personave që kanë mbetur nën rrënoja.
“Mendimet tona shkojnë për Marsejën”, tha presidenti Emmanuel Macron në një mesazh në Twitter./ Reuters
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




