Përfshihet nga flakët ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë

Botë | 4 vite më parë

Ndërtesa e Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë është përfshirë nga flakët.

Pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregojnë tymin që dilte jashtë ndërtesës në Moskë. Ndërsa ndërtesa ndodhet në afërsi të Kremlinit, raporton kyivpost.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulance dhe zjarrfikëse ndërsa autoritetet policore nuk kanë dhënë detaje për të lënduar apo mbi shkaqet e zjarrit.

Përgjatë muajve të fundit disa objekte qeveritare dhe depo me pajisje ushtarake të Rusisë janë përfshirë nga zjarri. Nga ana tjetër, presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar inteligjencën perëndimore se po ndihmon Ukrainën për të kryer akte të tilla ndaj Rusisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme