Ish-kryeministri Silvio Berlusconi, në terapi intensive për probleme kardiake

Botë | 4 vite më parë

Ish-kryeministri i Italisë dhe kryetari i partisë Forza Italia, Silvio Berlusconi duket se është duke kaluar një situatë të vështirë shëndetësore.

Mësohet se Berlusconi, në moshën 86-vjeçare është shtruar mëngjesin e së mërkurës në spitalin San Raffaelo në Milano.

Ai ndodhet në terapi intensive për probleme kardiovaskulare, ndërsa gjendja e ish-kryeministrit italian aktualisht është e qëndrueshme. 

Ai la ambientet e këtij spitali pas një shtrimi 4 ditor më 30 mars. Në atë rast ai u shtrua për kontrolle që besohet se lidheshin me një episod aritmie. 

Berlusconi ishte shtruar edhe më parë në spitalin San Raffaelo në janar 2022, kur iu nënshtrua një sërë kontrollesh që zgjatën tetë ditë. 

Rreth një vit e gjysmë më parë, ai kishte vuajtur nga disa komplikacione të rënda të lidhura me Covid-in, të cilat ai vetë i përcaktoi si “eksperiencën më të keqe” të jetës së tij.

I infektuar në shtator 2020, virusi e kishte detyruar atë të shtrohej në spital për gati dy javë. Ai u detyrua të rikthehej në spital për gati një muaj, në maj 2021, për shkak të pasojave të Covid-19.

 /rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme