Sundimi taliban në Afganistan, gratë urdhërohen të mos punojnë për OKB-në

Kombet e Bashkuara kanë bërë të ditur se talibanët kanë lëshuar një urdhër që ndalon gratë Afgane të punojnë për atë organizatë. OKB e cilësoi këtë lëvizje sit ë papranueshme dhe të paimagjinueshme.
“Ky është hapi më i fundit i një tendence shqetësuese që minon aftësinë e organizatave të ndihmave që të arrijnë të ndihmojnë ata ë kanë më shumë nevojë”, u shpreh një zëdhënës i OKB-së duke shtuar se pa punonjëset gra, ishte e pamundur të veprohej dhe të jepeshin ndihmat që shpëtojnë jetë.
Punonjësit gra luajnë një rol jetësor në operacionet në terren, veçanërisht përsa i përket identifikimit të grave të tjera në nevojë.
OKB ka vepruar në drejtim të dorëzimit të ndihmave humanitare për rreth 23 milionë njerëz në Afganistan, vend i cili po përballet me një krizë të rëndë humanitare dhe ekonomike.
Nga ndalesa afgane bëjnë përjashtim vetëm shtetaset e huaja.
Nëse urdhëri afgan vijon të zbatohet, kjo do të ishte sprova më domethënëse me të cilat do të përballet e ardhmja e operacioneve të OKB-së në Afganistan, si dhe marrëdhënia mes organizatës dhe qeverisë së talibanëve.
Në provincën lindore të Nangarharit, autoritetet talibane nuk lejuan punonjëset gra të paraqiteshin të martën në objektet e OKB-së.
Në kundërpërgjigje, sekretari i Përgjithshëm i organizatës, Antonio Guterres, përmes një postimi në Twiter, dënoi urdhrin taliban që nuk lejonte koleget afganet që të punonin në atë provincë. –
“Nëse kjo masë nuk hiqet, do të minojë aftësinë tonë për të ndihmuar njerëzit që kanë nevojë për ndihma”, theksoi Guterres.
Që në muajin dhjetor, gratë afgane nuk janë lejuar të punojnë për OJF-të përveç atyre që veprojnë në sektorin e kujdesit shëndetësor. Që kur talibanët morën pushtetin, vajzat dhe gratë nuk janë lejuar të shkojnë në shkollë dhe universitet. Atyre iu është kërkuar të vishen në një mënyrë ku mund t’u shihen vetëm sytë dhe iu është kërkuar të shoqërohen nga të afërm meshkuj nëse udhëtojnë në distanca më të largëta se 72 kilometra. Nëntorin e shkuar, gratë gjithashtu u ndaluan të shkonin në parqe, palestra apo pishina.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




