Japonia largohet nga rregullat e ndihmës për qëllime ushtarake, do financojë projektet e mbrojtjes jashtë shtetit

Japonia ka deklaruar se planifikon t’u ofrojë vendeve mike ndihmë financiare për forcimin e mbrojtjes së tyre, duke shënuar largimin e parë të qartë të Tokios nga rregullat që ndalojnë përdorimin e ndihmës ndërkombëtare për qëllime ushtarake.
Ndihma nuk do të përdoret për të blerë armë vdekjeprurëse që vendet marrëse mund t’i përdorin në konflikte me kombet e tjera në përputhje me tre parimet që rregullojnë eksportet e armëve.
Vendimi për të zgjeruar sferën e ndihmës ndërkombëtare për projektet e lidhura me ushtrinë pason njoftimin e Japonisë në dhjetor për një ngritjeje ushtarake që do të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes brenda pesë viteve, ndërsa synon të kundërshtojë fuqinë ushtarake në rritje të Kinës në Azi.
Marrësit e parë të kësaj ndihme sigurie ka të ngjarë të jenë Filipinet, të cilat duan që radarët të monitorojnë aktivitetin kinez në Detin e kontestuar të Kinës Jugore, së bashku me Malajzinë, Bangladeshin dhe Fixhin./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




