Kaliforni/ Një stuhi e fuqishme nga Oqeani Paqësor shkakton përmbytje dhe reshje dëbore

Botë | 4 vite më parë

Për të dytën herë, në dy javët e fundit, një stuhi e fuqishme nga oqeani Paqësor që është kthyer në të ashtuquajturin ciklon bombë ka goditur shtetin amerikan të Kalifornisë, duke u shoqëruar me reshje të dendura të shiut, erëra të forta por edhe reshje dëbore.

Shërbimi kombëtar i motit ka paralajmëruar që deri të enjten (29 mars) do të ketë problem pasi stuhia pritet të shkaktojë përmbytje dhe bora e grumbulluar në rrugë mund të përbëjë probleme për qarkullimin e makinave.

Erërat e forta shkaktuan ndërprerje të energjisë elektrike, duke lënë mijëra konsumator pa këtë shërbim në Kaliforninë Veriore si dhe në jug të Oregonit.

Javën e shkuar, pesë persona humbën jetën në Bay Area kur erërat e forta rrafshuan pemët pasi Kalifornia u godit nga një tjetër stuhi.

Gazetare: Elda Pepa 

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme