Tërmeti me magnitudë 6.5 godet Afganistanin

Një tërmet i fortë me magnitudë 6.5 ka goditur Afganistanin mbrëmjen e së martës (21 mars), raporton CNN.
Si pasojë, të paktën shtatë persona duke përfshirë dy fëmijë janë plagosur në qytetet Khyber, Swabi, Mardan dhe Shangla në Pakistan, sipas Bilal Faizi, zëdhënës i shërbimeve provinciale të shpëtimit Khyber Pakhtunkhwa.
“Tërmeti me magnitudë 6.5, 40 kilometra në juglindje të qytetit Jurm, ishte 187.6 km i thellë”, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.
Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë edhe në Pakistan e Indi ndërsa deri më tani nuk ka raportime për viktima apo dëme materiale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




